Sociale

I nxehti “pushton” vendin/ Meteorologu: Temperaturat do të vijojnë të jenë mbi mesataren

Shkruar nga Liberale

I nxehti “pushton” vendin/ Meteorologu: Temperaturat do të

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e  valës së të nxehtit me origjinë nga Afrika edhe ditët e fundit të javës.

Pavarësisht  se  parashikohet një rënie e lehtë e vlerave të termometrit meteorologët thonë se  temperaturat do të  jenë të pazakonta për qershorin.

“Do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit gjatë kësaj fundjave, duke bërë që dita e sotme të ketë temperatura deri në 40 gradë Celsius. Qarqet Elbasan, Tiranë, Berat, Gjirokastër janë më të prekura nga i nxehti.

Më e ndjeshme rënia e temperaturave do të jetë të dielën në disa prej qyteteve të vendit.

“do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave, ku maksimalja piritet të shkojë në vlerën 38 gradë Celsius. Tirana dhe Shkodra do të ketë temperatura deri në 36 gradë Celsius.”

Java e ardhshme pritet te jetë më e freskët se kjo që po mbyllim  ku  u shënua dhe temperatura rekord.

“Kemi një normalizim të lehtë të situatës termike. Dita e premte ka sjellë temperatura deri në 42.5 gradë celsius, të regjistruar në Berat. Fillim java sjell rënie të temperaturave, me vlerë 35-36 gradë Celsius. Serish mbeten temperatura të larta për muajin qershor. Nuk mund të themi që do jemi në temperatura normale për këtë muaj, por do të kemi një rënie të tyre. Gjithë ditët e mbetura të muajit do të sjellë temperatura deri në 36 gradë Celsius.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH