Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Sekreti i jetëgjatësisë! 104-vjeçarja nga Librazhdi: Kam 9 stërnipër në Angli, 8 në Shqipëri!

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE/ Sekreti i jetëgjatësisë!

Shifrat tregojnë se në shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit jetojnë të paktën 150 persona të moshës mbi 100 vjeç. Në fshatin Dorëz të Njësisë Administrative Qendër, në Bashkinë e Librazhdit jeton prej 104 vjetësh, Sabrije Shkurti, një ndër gratë më të moshuara të Rrethit të Librazhdit.


Edhe pse jeton vitet e para të shekullit të dytë të jetës së saj, gëzon shëndet të mirë, madje është në gjendje të tregojë disa nga ngjarjet më të rëndësishme, jo vetëm të jetës së saj, por edhe të kombit.

“Në Dorëz jam lind, në Dorëz jam martuar. Nuk mora shkollë se kisha qejf punën."

HISTORI NJERËZORE/ Sekreti i jetëgjatësisë!

"Jam martuar 16-vjeç dhe jam sot 104. Kam katër goca dhe një djalë. Kohën e Zogut e mbaj mend, italianin kur ka hyj, Enver Hoxhën”, tha ajo.
Nënë Sabrija përlotet teksa përmend nipërit e mbesat, stërnipërit e stërmbesat, teksa rrëfen se një pjesë e mirë e tyre ndodhen në emigracion. Sa për dashurinë që ka për ta, nuk bën diferencime, ndërsa nuk lë pa përmendur as nusen e djalit, e cila i shërben.

HISTORI NJERËZORE/ Sekreti i jetëgjatësisë!


“Të gjithë i dua, nuk i ndaj. Kam 24 nipër dhe mbesa. Kam 9 stërnipër në Angli, 8 në Shqipëri. Nusen e djalit e kam në kokë”, shprehet më tej e moshuara.

HISTORI NJERËZORE/ Sekreti i jetëgjatësisë!


Nusja e djalit, Sanije Shkurti pohon se 104-vjeçarja bën një jetë aktive, lëviz dhe ushqehet shëndetshëm. Ajo shprehet se marrëdhënien me të vjehrrën e ka të shkëlqyer, madje e cilëson si një nënë të dytë.
“Kam 40 vjet këtu. Më ka mbajtur sikur nëna ime. Jeta e saj është një çikë e vështirë. Duhet t’i rrish gati. Nuk jam mërzit asnjëherë prej saj se jam rrit jetime. Fëmijët mi ka rritur kjo se unë isha në punë”, tha ajo, në një intervistë për News24.

HISTORI NJERËZORE/ Sekreti i jetëgjatësisë!


Vajza dhe djali i nënë Sabrijes pohojnë, se ndihen me fat që kanë pranë tyre, nënën, e cila përpos moshës gëzon shëndet të mirë. Të pyetur për sekretin e jetëgjatësisë së saj, njëzëri shprehen, se dashuria dhe përkujdesi për të tjerët kanë gjallëruar dhe fisnikëruar çdo ditëjetë të saj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH