Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Ministri Manja sjell shembullin e babait të 7 fëmijëve nga pakica egjiptiane, që pas burgut ka nisur një jetë të re

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE/ Ministri Manja sjell shembullin e babait të 7

Teksa mazhoranca nuk po siguron dot votat e mjaftueshme për miratimin e Amnistisë Penale, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sjellë sot një shembull. Ai thotë se babait të shtatë fëmijëve pas përfundimit të burgut, i është siguruar një punë për të vijuar jetën normalisht.

HISTORI NJERËZORE/ Ministri Manja sjell shembullin e babait të 7

Janë rreth 700 të burgosur që presin të përfitojnë nga Amnistia Fiskale, por ajo që ka ngjallur debate në projektligj është favorizimi i mundshëm ndaj ish-zyrtarëve të lartë, të cilët janë dënuar nga SPAK.

“Iliri, baba i 7 fëmijëve nga pakica egjiptiane, fillon një kapitull të ri në jetën e tij!

Pas përfundimit të dënimit alternativ, ai do të bashkohet me Shërbimin e Provës i punësuar si mirëmbajtës!

Një shembull i suksesshëm i riintegrimit dhe dorës së shtrirë të shoqërisë!

E urova Ilirin për këtë mundësi të re dhe përshëndeta këtë model të suksesshëm të rehabilitimit! “ shkruan Manja lidhur me rastin e ditës së sotme.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja beson se janë shumë si Iliri që presin të përfitojnë nga Amnistia Penale.

HISTORI NJERËZORE/ Ministri Manja sjell shembullin e babait të 7

Flitet se mund të përfitojnë rreth 700 të dënuar por që kanë mbetur peng i mos gjetjes së ujdisë mes partive politike. Manja ka deklaruar se Amnistia Penale nuk ka si qëllim që të përfitojnë personat e dënuar nga GJKKO. Në një deklaratë për gazetarët, ai u shpreh se amnistia  është e cunguar pasi 95 përqind e veprave penale të parashikuara në Kodin Penal nuk përfshihen.

Sipas tij nga amnistia penale përfitojnë 3 ish punonjës policie të dënuar për shpërdorim detyre në Kukës. “Amnistia penale një nga parimet e saj ka humanizmin dhe qëllimin e dënimit që është rehabilitimi. Bëhet fjalë për amnisti për një kategori të dënuarish që kanë vuajtur mbi 2/3 e dënimit dhe përmes një amnistie presin të shkojnë tek familjet e tyre.

HISTORI NJERËZORE/ Ministri Manja sjell shembullin e babait të 7

Kjo që kemi paraqitur, askush nuk e ka lexuar ligjin, por hodhi dikush një gurë në zall dhe të gjithë politikanë, analistë dhe deputetë u bënë bashkë, o burra të shpëtojmë republikën. Është një amnisti e cunguar. 95 % e veprave janë të përjashtuara nga kjo amnisti. Askush prej nesh nuk ka pasur dhe nuk ka qëllim që përmes këtij ligji të amnistojë asnjë person të dënuar nga GJKKO.

Debati është bërë një për amendament, që për të siguruar barazinë e qytetarëve ka dhënë mundësinë që të përfitojnë 1 vit ulje burrat dhe 1.5 gratë që nuk përfitojnë nga amnistia e plotë. Ulja e dënimit për shkak të amnistisë nuk ta heq njollën, quhesh i dënuar. Në variantin fillestar të qeverisë ky amendament nuk ka qenë. Nëse do miratohet kështu siç është përfitojnë nga 1 muaj dhe 3 muaj, 3 ish punonjës policie të dënuar në Morinë të Kukësit”, tha ministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH