Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Flet “Mjeshtri i Madh” me pension qesharak, Agim Xheka: Ja pse nuk e lexova lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës

Shkruar nga Liberale
HISTORI NJERËZORE/ Flet “Mjeshtri i Madh” me pension qesharak,

Dikur ishte “zëri” i Radio Tiranës.

Agim Xheka ka treguar pse nuk pranoi të lexonte lajmin e vdekjes së Enver Hoxhës…çfarë ndodhi kur shqiptarët thërrisnin në shesh “Ramiz Alia në litar!”, dhe cilat ishin të pavërtetat e studentëve të dhjetorit…

Për jetën e tij që nga puna e parë në Radio Tirana e deri sot që ka marrë titullin mjeshtër i madh por ai thotë që nuk është vlerësuar aq sa duhet përpos titujve që ka marrë nder vite, sidomos financiarisht.

Agim Xheka na ka kthyer vite pas në kohë ku na tregoi për marrëdhënien e tij me Enver Hoxhën. Në kohën kur Enver Hoxha vuante nga skleroza, Agimi lexonte kujtimet e rinisë së tij që ai të dëgjonte. Më vonë, erdhi momenti kur Enver Hoxha ndërroi jetë dhe i thanë Agim Xhekës ta lexonte, por ai nuk pranoi…
Agim Xheka nisi punë në radio për herë të parë në moshën 14-vjeçare ku u njoh me figura si Vaçe Zela, Avni Mula, Reshat Arbana etj.

Agim Xheka rrëfeu jetën e tij, në emisionin “Profil” në Euronews Albania. Për gazetaren Greta Topjana, Agim Xheka ka treguar se merr një pension jo të plotë, të cilin ai e quajti qesharak.

 Ai tha se në karrierë dy herë e kanë kërcënuar me jetë.
Xhema shtoi më tej se pas marrjes së dekoratës nga Presidenti i Republikës, asgjë nuk ndryshoi dhe shtoi se nuk e kishte menduar që do të mbetej në mëshirë të fatit për pagesa të tilla, si për krijimin e dokumentarëve, që do i shërbenin edhe të tjerëve.

 

“Unë marr një pension qesharak, sepse 23 vjet pa punë, kur mbusha moshën për pension, mua duhet të më binin 55 vite punë, por 23 i kisha mangut. Dhe nuk më doli pensioni i plotë. Kur më uronin për çmimin, për dekoratën, thoja ‘nuk shoh ndonjë ndryshim.”

“Unë jam ai që isha edhe dje pa pasur dekoratën’.

“Nuk e kisha menduar që në këtë moshë të rrija në mëshirë të rastësisë. Të pagesave për gjëra të tilla, për dokumentarë edhe kështu. Kam shumë kujtime që mund t’i hedh, kam akoma gjëra në tru që mund t’u shërbejnë të tjerëve”, tha Xheka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH