Kjo është Fatmira Qendro, jeta e së cilës nuk ka qenë ashtu siç ka emrin. Që në vegjëli përfundoi në dyert e Shtëpisë së Fëmijës. Një fëmijë i vetëm, pa prindër, kishte vetëm një dëshirë, të bëhej mësuese.
“Që në moshën 5 vjeç në kopsht kisha dëshirën e madhe për tu bërë mësuese dhe kur nuk gjeja shoqërinë që ti vendosja në rresht, merrja gurët dhe i numëroja, por ata nuk lëviznin dhe kështu futesha në rolin tim dhe admiroja edhe më shumë mësuesinë. Duke mos pasur njeri, ne ato rrethana jetësore, mendoja se nuk do ta arrija…” thotë Fatmira Qendro. Historia e saj u publikua në Euronews Albania.
Fati deshi që ajo të kishte një familje pas disa vitesh, tek e cila gjeti dashurinë, ngrohtësie dhe përkrahjen për të ndjekur ëndrrën e saj.
“Unë nuk e njoha as mamanë e as babanë, por u rrita në shtëpinë e fëmijës. Këtu më birësoi një familje që unë i quaj prindërit e mi …..ajo e kuptoj që unë e dëshiroja këtë gjë dhe me lejoj ta vazhdoja pedagogjiken në Tiranë dhe dola mësuese. Ajo ndihej shumë krenare kur i flisnin fjalë të mira për mua”, tha Fatmira Qendro.
Fatmira nisi punë si mësuese e cilit të ulët në shkollën “Adem Sheme”, teksa pak vite me vonë ambicia e saj do të rritej për të nisur te tjera studime për tu bere mësuese gjimnazi, por për shkak të kushteve shëndetësore studimet i la në mes. Megjithatë e lumtur se sot në Sarandë të gjithë e njohin si mësuesja që edukoi breza të terë.
"Unë do u thoja të rinjve sot që vetëm me punë, vetëm duke lexuar, të mos merren me gjëra që nuk sjellin dobi qoftë për veten e tyre, qoftë për shëndetin, qofte për shoqërinë, por vetëm me punë arrihet gjithçka edhe ne kushte të vështira.”
Vitet e pensionit ajo zgjodhi ti kalonte si “mësuesja private” e nipërve dhe mbesave të saj, ndërsa për të rinjtë thotë se duhet të punojnë fort e të lexojnë shumë.