Sociale

HISTORI NJERËZORE/ 80-vjeçari nga Elbasani - muzikanti që u bë kovaç

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE/ 80-vjeçari nga Elbasani - muzikanti që u

Teksa hekuri rrihet sa është i nxehtë, tingulli i tij nuk i ngjan aspak klarinetës me të cilën ishte mësuar të luante dikur. Por zhurma e punës së ndershme me të cilën mbajti familjen tingëllon më bukur për 80-vjeçarin Kostandin Qose nga Tregani i Elbasanit, historia e të cilit u publikua sot në një rrëfim për Top Channel.

“Unë bëj çdo lloj vegle. Pa punë nuk rri kurrë”, shprehet Kostandini.

Prej shumë vitesh kalit pajisjet bujqësore duke u shërbyer disa fshatrave pasi edhe artizanët tashmë janë të rrallë. E teksa punon pa asnjë ditë pushim 80-vjeçari mendon se rinia e sotme i është larguar punës e familjes.

“Ndryshojnë vitet. Ndryshojnë gjërat. Më shumë të rinjve u pëlqen dembellëku”, thotë ai.

Edhe pse shumë vite në pension 80-vjeçari e ka të pamundur të shkëputet nga puna të cilën ende e do dhe e kryen me pasion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH