Një orë luksoze e dizenjuar nga argjendari shqiptar Pirro Ruco do të konkurrojë me më të mirat e këtij lloji në Çmimin e Madh të Gjenevës, që pritet të mbahet në muajin nëntor.
Arritjet e Rucos pasqyrojnë ato të Shqipërisë, e cila ka kaluar nga varfëria dhe izolimi si regjimi më i mbyllur komunist në Evropë, në kapitalizmin dhe tregun e hapur. Ruco ka mposhtur xhelozinë, policinë sekrete dhe mërgimin për t'u ngjitur në kulmin e profesionit të tij. Kjo është historia e tij.
Kryevepra e Rucos do të konkurrojë me më të mirët e këtij lloji në Çmimin e Madh të Gjenevës për dizanjuesit e Orëbërsve që do të mbahet në nëntor.
Ora është vendosur nën një kupolë safiri me 12 kërcimtarë të muzikës popullore punuar në ar dhe të vendosura në xhamin Murano. Akrepat e minutave dhe orëve janë stolisur me kthetrat e shqiponjës - simboli kombëtar i Shqipërisë.
Gjatë karrierës, argjendari mundi xhelozinë, policinë sekrete të regjimit komunist dhe dërgimin në internim për t'u ngjitur në majat e profesionit të tij.
Si nisi rrugëtimi i Rukos?
Udhëtimi i argjendarit nisi në vitin 1985, kur iu kërkua të bënte një medalje në ngjyrën e kuqe dhe të artë, me kokën e Enver Hoxhës, diktatorit paranojak që sundoi kombin e vogël ballkanik me grusht të hekurt për më shumë se katër dekada. "Kjo më shpëtoi," i tha ai AFP-së nga punishtja e tij e vendosur në një rrugicë në kryeqytetin Tiranë.
Medaljet iu dhanë mbështetësve më besnikë të regjimit dhe më vonë ranë në sy të gruas së Hoxhës. Dolën më pas mijëra të tjera të prodhuara dhe të veshura nga kuadrot komuniste në të gjithë Shqipërinë.
“Të gjithë delegatët e kongresit duhej ta mbanin atë. Unë bëra emër me të”, thotë Pirro. Gjithashtu kjo vepër artistike e shpëtoi atë nga fabrikat e tekstilit ku ishte dërguar sepse familja e tij ishte konsideruar "rebele".
E gjithë kjo, megjithatë, thuajse u rrëzua nga një letër anonime dërguar autoriteteve, ku ai akuzohej se punonte me agjentë të huaj.
Ndërsa u mor në pyetje nga agjentët sekretë, punëtoria e tij u bastis.
Ai mundi të rikthehej sërish pasi punoi një unazë që mbante imazhin e një politikani të ndjerë të një anëtari të Byrosë Politike komuniste dhe në korrik 1990 fitoi një çmim për një pjesë që shfaq heroin kombëtar të Shqipërisë të shekullit të 15-të, Skënderbeun.
Regjimi filloi të shkërmoqet dhe rënia e sundimit komunist të Shqipërisë në 1991 u pasua nga vite trazirash të dhunshme ndërsa vendi po kalonte dalëngadalë në ekonominë e tregut të lirë.
Mes ulje-ngritjeve, Pirro qëndroi i angazhuar me dizajnimin e pjesëve për zyrtarë dhe të famshëm. Gjatë një udhëtimi në Bazel të Zvicrës në vitin 2016, diçka e re ra në sy. “Doja të bëja një orë. Ishte ëndrra ime e re”, tha ai për AFP.
Për pesë vitet e ardhshme, Pirro tha se ai u përqendrua në “të bërë diçka të veçantë, shqiptare, dhe në të njëjtën kohë krejtësisht të re dhe të pa parë më parë në industrinë e orëve”. Ora e re të cilën ai e quan Primordial Passion është projektuar në bashkëpunim me prodhuesin zviceran të orës Agenhor.
Pirro Ruco ekzaminon orën e tij të punuar me dorë “Primordial Passion” në studion e tij në Tiranë. AFP
“Kurrë nuk kam dashur të bëj bizhuteri, por art”, tha argjendari, “Skulptura, imazhe të vendit, pjesë kulture… Kjo orë është kulmi i gjithë kësaj, i dashurisë për Shqipërinë”, shtoi ai.
“Është më shumë se një orë. Ndërthur trashëgiminë e pasur të kulturës së lashtë shqiptare me nocionin e kronometrisë.” Pirro refuzon të zbulojë metodat e përdorura për prodhimin e orës, por mbetet me shpresë se detajet e mundimshme do të njihen nga gjyqtarët në Grand Prix në Gjenevë.
Disa koleksionistë e kanë kontaktuar tashmë për blerjen e orës, tha ai, megjithëse do të ishte e vështirë të ndahej nga krijimi i tij.
“Vendova një çmim sepse duhej. Por për mua është e paçmuar.”
Artikull marrë nga AFP
Përgatiti: Liberale.al