Sociale

Hapet shkolla verore për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali! Ja ku mund të aplikohet

Shkruar nga Liberale

Hapet shkolla verore për fëmijët e shqiptarëve që

Shqipëria hap shkollë verore për të gjithë fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali. Të gjithë ata që duan të aplikojnë mund ta bëjnë deri në 2 qershor.

Hapja e shkollës verore ‘Jam Shqiptar’ u njoftua nga ministri I Jashtëm Igli Hasani.

‘Shkolla verore “JAM SHQIPTAR” do të hapë së shpejti dyert e saj. Këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali. Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare.  Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore në Shqipëri, ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin, kulturën e traditën shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske të atdheut tonë të bukur.

Nëse je nxënës i klasave shqipe në Itali, ndiq videon dhe dërgo sa më parë aplikimin tënd në adresën

 [email protected]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH