Sociale

GËZUAR 2024! 90 punonjës shkencorë, ende nuk kanë marrë pagat e dhjetorit!

Shkruar nga Liberale

GËZUAR 2024! 90 punonjës shkencorë, ende nuk kanë marrë

24 ditë pas shkrirjes de facto të Akademisë Albanologjike dhe kalimit të Instituteve nën Akademinë e Shkencave, rreth 90 punonjës shkencorë nuk kanë marrë ende pagat e dhjetorit.

Në Shqipëri ndodh që studiuesit të mbeten pa rroga, për shkak të rregullave “strikte” dhe burokracive.

Gjatë vitit të kaluar, që të bëhej pagesa për punonjësit, kur Akademia Albanologjike ishte institucion autonom, rektori firmoste një shkresë, që i dërgohej thesarit, dhe më pas vijonte procedura.

Por e njëjta formulë nuk mund të ndiqej për pagat e muajit dhjetor 2023 për ta, edhe pse VKM-ja e shkrirjes së saj dhe kalimi i instituteve bëhej efektiv më 1 janar 2024.

Pagat e muajit dhjetor jepen me buxhetin e vitit pasardhës dhe nga 1 janari, buxheti për Albanologjinë kalon nga Akademia e Shkencave. Për arsyet e vonesës në kalimin e pagave, News 24 dhe Balkanweb i kanë kërkuar informacion Akademisë së Shkencave gjatë javës së kaluar, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë ende përgjigje.

Sipas informacioneve jozyrtare, arsyeja e vonesës ka të bëjë pikërisht me kalimin e instituteve nën drejtimin e Akademisë, e me këtë, edhe ndryshimin e llogarive dhe rrugës administrative përmes së cilës, pagat kalojnë nga thesari drejt punonjësve shkencorë.

Vetë procedura ka ndryshuar përmes një udhëzimi të ri të Ministrisë së Financave duket bërë që punonjësit shkencorë të jenë ende të pashlyer, por edhe pa një përgjigje për datën se kur do të paguhen.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH