Sociale

Gripi "mbërthen" qytetarët, Skënder Brataj tregon simptomat dhe kur duhet të shkojmë tek mjeku: Pini lëngje dhe mos dilni jashtë!

Shkruar nga Liberale

Gripi "mbërthen" qytetarët, Skënder Brataj tregon

Me uljen e temperaturave, është rritur ndjeshëm edhe numri i të infektuarve me grip. 

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në një intervistë për Euronews Albania, se me gjithë fluksin e vizitave, shtrimet spitalore kanë qenë të ulëta.

Ai u shpreh se në rast simptomash është e rëndësishme qëndrimi në ambient të ngrohtë, mjekimi simptomatik dhe pirja e ëngjeve.

“Nuk duhet të dalësh sepse temperatura e ftohtë ka tipike tharje të mukozave të trupit, të gjitha viruset synojnë mukozat, të gjitha këto çojnë në këshillën që duhet të rrihet brenda dhe duhen pirë lëngje. Kur duhet të shqetësohemi? Nëse kemi kaluar 5 ditët e para, mbërritëm temperaturën 39 gradë dhe shenjat ulen jemi drejt shërimit, nëse rishfaqet temperatura, nis kolla, kemi vështirësi në frymëmarrje duhet patjetër të shikojë një mjek”, tha Brataj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH