Sociale

Gjobë për plehrat në rrugë, masa nëse mbeturinat nuk hidhen në kosha

Shkruar nga Liberale

Gjobë për plehrat në rrugë, masa nëse mbeturinat nuk

Parlamenti ka nisur diskutimin për vendosjen e gjobave të ashpra për individët që hedhin mbeturina në ambiente publike, por edhe për bizneset që nuk respektojnë rregullat.

Nisma e paraqitur në komisionin e ligjeve parashikon vendosjen e standardeve të BE, por edhe garantimin e një ambient të pastër.

Opozita kërkoi kontroll edhe ndaj inspektorëve, për të shmangur sipas tyre korrupsionin.

Për zëvendësministren e mjedisit qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit

Nuk mungoi as debate për incineratorët dhe tarifa që paguhet në tiranë për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve

Ndërsa zëvendësministrja renditi edhe qytetet të cilat do të ndërtohen landfillet për riciklime.

Mangësi u konstatua ndarja në burim e mbetjeve çka do të sillte më shumë riciklim, dhe po ashtu do të ulte sipërfaqet që zihen me mbetjet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH