Sociale

Gjithçka që duhet të dini për ushqimet që ndihmojnë sistemin tretës. Periudha më e rëndësishme për fëmijët është mosha nga 0 deri në 6 vjeç

Shkruar nga Liberale

Gjithçka që duhet të dini për ushqimet që

Nutricionistja Hyrida Basha, ishte e ftuara e kësaj të hëne në studion e lajmeve në “Ora News” ku renditi disa nga ushqimet që ndihmojnë zorrën e trashë dhe kryesisht në sistemin tretës.

Nutricionistja Basha e vuri theksin tek stili apo dieta e të ushqyerit, veçanërisht kur jemi në pritje edhe të sezonit të verës.

“Problemet në sistemin tretës dhe të zorrëve të trasha janë shtuar në mënyrë masive kohët e fundit. Për këtë arsye e para gjë që duhet të bëhet është të rregullojmë ushqyerjen”, theksoi Basha.

Më tej nutricionistja foli edhe për dietat që ndjekin nënat e reja dhe gratë shtatzanisë, e cila sipas saj nënkupton dhe krijimin e një shoqërie të shëndetshme.

“Unë i mëshoj faktit se periudha më e rëndësishme për ushqyerjen e një fëmije është mosha 0 deri në 6 vjeç. Pas kësaj vetë fëmija është mësuar tashmë me një regjim konkret të të ushqyerjes, ndaj dhe kjo mbetet periudha më e rëndësishme për këta fëmijë”, u shpreh ndër të tjera nutricionistja Hyrida Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH