Sociale

Gjethet e ullirit, mënyrat e përdorimit për shëndetin e zemrës dhe të trurit

Shkruar nga Liberale

Gjethet e ullirit, mënyrat e përdorimit për shëndetin e

Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë.

Asokohe, besohej se këto gjethe të ishin simbol i një fuqie hyjnore.

Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri.

Vlerat e këtyre gjetheve i bëjnë ato të dobishme për sistemin imunitar, tensionin e gjakut dhe shëndetin e sistemit kardiovaskular në përgjithësi.

Nga të gjithë përbërësit bioaktivë të gjetheve të ullirit veçohet një substancë që quhet oleuropein.

Në fillim të viteve 1900 u zbulua që ky antioksidant ul në mënyrë natyrale tensionin e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

Vlerat E Provuara Të Gjetheve Të Ullirit

Kur krahasuan efikasitetin e ekstraktit të gjetheve të ullirit me atë të një medikamenti kundër tensionit të lartë, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org zbuluan se ekstrakti bimor e ulte ndjeshëm tensionin sistolik dhe diastolik.

Kjo ulje u vërejt kur pjesëmarrësit në studim morrën 500 miligramë ekstrakt të gjetheve të ullirit, dy herë në ditë për 8 javë.


Gjethet e ullirit gjithashtu ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe shmangin efektet anësore të medikamenteve.

Shëndeti Kardiovaskular

Antioksidanti oleuropein bashkë me përbërësit të tjerë të gjetheve të ullirit kanë ndikim direkt në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Ato gjithashtu parandalojnë formimin e  inflamacionit dhe disa tumoreve.

Diabeti

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org,  zbuloi se ekstrakti i gjetheve të ullirit ka ndikim pengues në zhvillimin e diabetit dhe shumë sëmundjeve të tjera kronike.

Ato mund të ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe ta mbajnë atë nën kontroll.

Funksionet E Trurit

Përbërësit bioaktivë të gjetheve të ullirit zbusin simptomat e sëmundjeve mendore të lidhura me moshën siç është skleroza apo sëmundja e Alzheimerit.

Sipas studimeve, antioksidantët sulmojnë radikalet e lira që dëmtojnë funksionet e trurit duke i rimëkëmbur ato.

Kundër Artritit
Gjethet e ullirit pakësojnë enjtjen e kyçeve dhe gjymtyrëve të prekura nga artriti, sepse shënjestrojnë që në fillim inflamacionin.

Për më tepër, substancat e këtyre gjetheve zbusin dhimbjet kronike që shoqërojnë sëmundjen.

Poll
SHQIPENGLISH