Sociale

Gazetarja zbulon detaje shokuese: E dashura e Erdgysit, foto me djalin 3-vjeçar, nga stresi kishte kohë që Alma nuk hante e nuk flinte

Shkruar nga Liberale

Gazetarja zbulon detaje shokuese: E dashura e Erdgysit, foto me djalin

Motivet e ngjarjes vijojnë të vishen me mister. 39-vjeçarja Alma Arrazi dhe dy fëmijët e saj të mitur u përcollën sot për në banesën e fundit, ndërsa trupat e tyre prehen në vende të ndryshme. Alma Arrazi do të prehet pranë të ëmës në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa dy fëmijët e saj, në Shkodër, aty ku është varrosur edhe motra e tyre më e madhe, e cila u gjet më herët.

Gazetarja Aida Topalli ka deklaruar në emisionin “Jetë Shiqptare” se 39-vjeçarja e cila dyshohet se u vetëmbyt së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur në lumin Buna, gjatë ditëve të fundit nuk ushqehej dhe nuk flinte gjumë.

Ajo u shpreh se fotot e videot e të dashurës së Erdgys Arrazit, bashkëshortit të të ndjerës Alma Arrazi me djalin e tyre 3-vjeçar, ishin të shumta.

39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj, veprim i marrë, në gjendje të rënduar psikologjike.

Trupi i saj i pajetë u gjet ditën e djeshme (7 maj), së bashku me trupin djalit 3 vjeç, pas 3 ditësh kërkime. Më 6 maj u gjet trupi i pajetë i vajzës 8 vjeçe, ndërsa trupi i vajzës 9 vjeçe u gjet më 5 maj nga një peshkatar i zonës. Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik, teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH