Sociale

Gazetari shqiptar në Suedi: Gjyshërit këtu marrin 1800 euro pension minimal, i japin borxh edhe fëmijëve

Shkruar nga Liberale

Gazetari shqiptar në Suedi: Gjyshërit këtu marrin 1800 euro

Çështja e pensioneve është një çështje e mprehtë në vendin tonë. Pensioni mimimal vlerësohet në 160 euro. Gazetari shqiptar në Suedi, Ervin Dushi, është shprehur se atje marrëdhëniet financiare mes personave nga e njëjta familje janë tepër korrekte.

Komentet Dushi i bëri në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës, ku tha se atje nëse gjyshërit i japin fëmijëve para borxh, presin që t’i marrin sërish në datën e caktuar.

Ai tregoi gjithashtu se në Suedi pensionet minimale janë 1800 euro dhe vijojnë me rritje.

“Hesap korrekt, marrëdhënie e shëndoshë. Nëse kanë një marrëdhënie financiare korrekte me njëri-tjetrin, e kanë shumë të theksuar që nëse fëmijëve të tyre i japin 100 euro borxh, muajin tjetër e presin”.

“Nuk është si e kemi ne ‘hajde s’ka gjë se ja kam dhënë djalit’. Çdo gjë në vendin e vetë e caktuar. Pensionet në Suedi minimalja janë 1.800 euro. E kanë marrëdhënien shumë korrekte. Edhe dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin nuk është interes”, tha Dushi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH