Sociale

Gara çiklistike 723 km, policia u kërkon shoferëve shmangien e këtyre akseve rrugore

Shkruar nga Liberale
Gara çiklistike 723 km, policia u kërkon shoferëve shmangien e

Policia e Shtetit ka publikuar itinerarin e përgjithshëm prej 723 km të turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë dhe u bën apel drejtuesve të automjeteve shmangien e akseve rrugore ku do të mbahen garat çiklistike.

Ky tur do të ndahet në 5 etapa dhe do të zhvillohet në 5 ditë, ku më konkretisht:

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12:00 të datës 20 Maj nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë.

Etapa e dytë starton në orën 12:00 të datës 21 Maj nga Korça dhe përfundon në Elbasan.

Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22 Maj nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12:0 të datës 23 Maj nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara.

Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10:00 të datës 24 Maj nga Vlora dhe përfundon në Fier.

Policia e Shtetit u kërkon drejtuesve të automjeteve që në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë.

Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan.

Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara.

Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier.

Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH