Sociale

FOTOLAJM/ Besimtarët katolikë përmbyllin pelegrinazhin e 13 të martave në Kishën e Shna Ndout

Shkruar nga Liberale

FOTOLAJM/ Besimtarët katolikë përmbyllin pelegrinazhin e 13

Mijëra besimtarë katolikë iu drejtuan Kishës së Shna Ndout në Laç mbrëmjen e së enjtes, ku ndezën qirinj dhe bënë lutjet e tyre. 

“Besimtarët e kalojnë natën në vendin e shenjtë. Në këtë mënyrë mbyllet edhe pelegrinazhi i 13 të martave. Kisha Shna Ndout mbetet një nga më të vizituarat në të gjithë Shqipërinë”.

Që prej mesit të marsit, çdo të martë, besimtarë nga e gjithë Shqipëria, vizituan kishën e Laçit, për të kërkuar ndihmë, shpresë dhe bekimin e shenjtit të njohur për mrekullitë e tij, Shna Ndout.

“Shpresoj të na ndihmojë të gjithëve, kisha nevojë të vija për të besuar.”- tha një qytetar. 

“Unë vij çdo vit.”- tha një nga besimtarët e pranishëm. 

“Kjo është hera e 4 që vij. Kam 10  fëmijë, dhe i jam falenderuese Zotit, të gjithë i kam mirë.”- u shpreh një tjetër.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH