Sociale

FOTO+EMRI/ Humb jetën tragjikisht në SHBA pedagogu i njohur shqiptar, vëllai i regjisorit të shquar

Shkruar nga Liberale
FOTO+EMRI/ Humb jetën tragjikisht në SHBA pedagogu i njohur shqiptar,

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare në SHBA Mihallaq Milkani, pedagog i shquar i Flotës Luftarako-Detare të Shqipërisë, vëllai i regjisorit Piro Milkani.

Mihallaq Milkani ndërroi jetë tragjikisht pasi u godit nga një kamion në Worcester të Massachusetts, teksa po qëndronte me një mik të tijin në një parking të zonës.

Milkani ishte frekuentues i rregullt i një kafeneje në bulevardin “Richmond” ku mblidhej së bashku me shokët e tij shqiptarë dhe jo vetëm. Por qëlloi që këtë ditë, kafeneja ishte mbyllur dhe ata vendosën të shkonin diku tjetër. Gjatë rrugës, një kamion e përplasi teksa po kryente manovër në indietro në një shesh parkimi.

Mihallaq Milkani përshkruhej si një njeri shembullor, i dashur me të gjithë dhe një gjysh i palodhur që përkujdesej çdo ditë për nipërit dhe mbesat e tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH