Pas një përleshjeje të armatosur, këngëtari shqiptar nga Shkupi, Amar Ismani 29-vjeçar, u vra në Shkup.
Ismani u përfshi në një përleshje të madhe që rezultoi me vdekjen e tij dhe plagosjen e dy personave të tjerë.
Pak para se të vritej ai kishte publikuar një foto me partneren e tij në “Instastory” nga festa e fejesës.
Gjithashtu më 25 prill publikoi disa imazhe ku tregoi se i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij.
Fansat e këngëtarit kanë nisur t’i japin lamtumirën e tyre të fundit përmes rrjeteve sociale, duke ndarë ndjenjat e tyre të thella dhe mesazhet prekëse për humbjen e artistit të dashur.
Amar Ismani ishte një figurë shumë e njohur në skenën muzikore të Maqedonisë.
Këngëtari ishte shumë i njohur në Maqedoni, ndërsa në Instagram e ndiqnin 303 mijë persona. Disa nga këngët e tij të famshme ishin “Bad Bitch” me Benny Bee, “Sjom mo”, “C’est la vie”, “Shawty”, “Ferrari”.
Arsyet pse ishte i përfshirë në këtë përleshje nuk dihen ende.