Sociale

FOTO HISTORIKE: Sevasti Qiriazi, mësuesja e parë e gjuhës shqipe dhe fati i saj tragjik përballë regjimit të mallkuar

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE: Sevasti Qiriazi, mësuesja e parë e gjuhës shqipe

“Me foton e mësueses së parë të gjuhës shqipe, Sevasti Qiriazi, ju uroj gëzuar 7 marsin, Ditën e Mësuesit!”
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një foto historike sot në ditën e Mësuesit.

“Mësuesit mbajnë një vend special në jetët e gjithësecilit. Mirënjohje për çdo mësues, pedagog dhe profesor shqiptar, të cilët me anë të përkushtimit dhe pasionit të tyre kanë formësuar mendjet dhe impaktuar të ardhmen e vendit.
Kontributi juaj është i pamatshëm!” - shkruan në mesazhin e saj krahas fotos ministrja Manastirliu.

“Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij” - citon Manastirliu në fund të mesazhit, një shprehje të Henry Adams.

Por kush ishte Sevasti Qiriazi?

Sevasti Dako (Qiriazi) lindi në vitin 1871 dhe ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Ishte e para grua shqiptare që studioi në institucionin amerikan, kolegjin me emër “Robert College” në Konstandinopojë (Stamboll), të cilin e kreu në qershor 1891.
Pas përfundimit të studimeve, ajo u kthye në Shqipëri.

Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”.
Ajo shkroi “Gramatika elementare për shkollat fillore”. Bashkëpunoi me atdhetarë dhe me Ismail Qemalin për çështjen kombëtare. Kur ishte kryetare e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në SHBA, mbrojti të drejtat e shqiptarëve në shumë forume ndërkombëtare. Duke iu përkushtuar përparimit kombëtar dha ndihmesë në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare.
Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën emra shumë të njohur të grave, të cilat jo vetëm kontribuan në fushën e arsimit, por edhe u bënë luftëtare të njohura të çështjes kombëtare.

Por me ardhjen në pushtet të komunizmit, në fund të jetës së saj, Sevasti Qiriazi do të përballej me të njëjtin mallkim që u përballën mijëra shqiptarë të arsimuar. Dijet e tyre ishin armiku kryesor i diktatorit Enver Hoxha.

Me ardhjen e regjimit komunist ajo u persekutua teksa i morën edhe shtëpinë.
Helmi i fundit që mori nga kjo jetë ishte varja në qeli e të birit, Gjergjit, kirurgut që ishte akuzuar për spiunazh dhe gjendej i burgosur.
Nê gjendje të vajtueshme, Sevasti Qiriazi Dako mbylli sytë në shtëpinë e Rukije Tafajt. Si “armike” u përcoll për në banesën e fundit vetëm nga 4 gra Parashqevia, nuset e dy djemve, ish kuzhinierja Tafaj dhe dy varremihes. Ishte viti 1949. 30 gusht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH