Foto e vitit 1920. Rreth drejtorit teknik të Liceut, Leon Perret, një numër i madh profesorësh te dëgjuar te asaj kohe: Sotir Kozmo, Loni Kristo, Petraq Pepo, Aleko Kondili etj.
Më 25 tetor 1917 u hap Liceu Kombëtar i Korçës ose Liceu francez në Korçë.
Ishte një shkollë e mesme në qytetin e Korçës, e financuar nga qeveria Shqiptare, por që përhapte kulturën franceze dhe vlerat evropiane.
Shkolla funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939.
Në 1921 ai u riemërua në Lice Kombëtar.
Ishte një shkollë laike, ku të gjitha lëndët ishin në gjuhën frënge me përjashtim të lëndës së gjuhës shqipe.
Të diplomuarit e njohur të këtij liceu: Enver Hoxha, Pandi Geço, Pandi Cici, Mahir Domi, Vedat Kokona, Selman Riza, Ptoleme Xhuvani, Dhimitër Shuteriqi, Nonda Bulka, Anton Mazreku, Kolë Paparisto, Misto Treska, Niko Qafzezi, Fahredin Nuri, Sotir Kuneshka.