Banda “Afërdita” e Elbasanit.
Nuk dihet a ka sot ndonjë bandë muzikore, por kjo nuk do të thotë se Elbasani nuk ka pasur bandë muzikore rreth një shekull më parë. Kjo është banda e parë e shoqnisë “Afërdita”, e krijuar në vitin 1919.
Anëtarët e bandës janë mbledhur më 28 nëntor 1921 në Namazgja në festën e pavarësisë së Shqipërisë. Shënimet pas fotos: Ulur me vegla muzikore: Teki Tela me buri (……..?),Shyqyri Shkreli,Adem Jahja (trombetë), Sulë Gjevori, Ryzhdi Luniku, Qamil Shtiza (faqekuqi) me kërrnetë.
Radha e dytë: Nazmi Baholli (me trombë), Qemal Bobrati (me daulle).
Radha e tretë: Myrteza Krasta, Mustafa Sheshaj, Etëhem Haxhiademi, Abdyrrahim Luniku (kërrnetë),? Gonxha (i biri Kadiut me kërrnetë),Arif Hoxholli (me kërrnetë). Të tjerët janë nga radhët e publikut.
Fotoja është pjesë e fondit të Lef Nosit, një fond i jashtzakonshëm, përsa i përket dokumentave dhe fotografive e çdo lloj gjëje që ka të bëjë me historinë, jo vetëm për Elbasanin, por edhe Shqipërinë.