Sociale

FOTO HISTORIKE/ Kush grabit më tepër ai është ‘usta’ dhe kush nuk plaçkit është krejt ‘budalla’!

Shkruar nga Liberale
FOTO HISTORIKE/ Kush grabit më tepër ai është


Është ndoshta 'pasqyra' sot e gjithçkaje që nisi mbrapsht 30 ca vite më parë, pas rënies së komunizmit, si një ndër modelet më të shëmtuara ekonomike dhe politike të mundshme në botë, për "ndërtimin" e shtetit demokratik.

Shqiptarët, në vend që të mësoheshin që të ndërtonin tregun e lirë dhe të punonin, i mësuan ose i lejuan që të vidhnin edhe telat e telefonit apo shinat e hekurudhave për t'i shitur më pas ato për skrap siç tregohet edhe te kjo foto, gjatë grabitjeve në Lezhë, 1993.

Kulmin kjo praktikë “zhvillimi” e shënoi në ‘97 pas kapitullimit të piramidave. Fatkeqësisht ideatorët e piramidave japin ende sot leksione demokracie dhe zhvillimi të tregut. Ndoshta kjo lloj “kulture” përshkruhet nga vargjet e Nolit, rreth një shekull më parë:
“Kush fitonte më tepër, ay ishte usta,
Dhe kush nukë plaçkiste ish krejt budalla.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH