Sociale

FOTO HISTORIKE/ ‘Festa e fundit’ nën regjimin komunist, arsyeja pse DITA E VERËS u festua më 18 mars

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ ‘Festa e fundit’ nën regjimin komunist, arsyeja

Kjo foto është shkrepur në Elbasan në festën e Ditës së Verës, në pranverën e vitit 1990.

Ishin të shumtë ata që Ditën e verës u festuan në atë vit më datë 18 mars sepse ishte ditë e diel. Atëherë data 14 mars nuk ishte pushim. Ishte viti i fundit që Dita e Verës festohej nën regjimin komunist. Nga regjimi i kaluar Dita e Verës u lejua të festohej si festë pagane, ndryshe nga ditët e tjera të festave fetare, si Bajrami apo Pashkët.

Por edhe kjo festë duhet të festohej, nëse ishte e diel.   

Pas rënies së komunizmit, qytetarët fituan lirinë edhe për të festuar festat ashtu siç donin ata.

Festa, e cila ishte traditë dhe festohej kryesisht në krahinën e Elbasanin, u zgjerua dhe u përhap edhe në kryeqytet për shkak të afërsisë gjeografike.

Në vitin 2004, qeveria e drejtuar nga Fatos Nano mori vendim që Dita e Verës të festohet zyrtarisht, pra, të jetë ditë pushimi për administratën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH