Ndërrmarrja Bujqësore në Plasë të Korçës, fshati Zemblak. Kjo foto hostorike tregon gratë e fshatit të cilat punonin tek tharja e duhanit.
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa” sot duket si një thirrje: E duam Shqipërinë pa shqiptarë, ose me shqiptarë që ikin në Europë nëse duan punë” në pamundësi ose më saktë për shkak të paaftësisë se klasës politike, për të ndërtuar një model ekonomik për qytetarët e vendit të tyre.
Plasa ishte nga më të rëndësishmet jo vetëm për duhanin, por për grurin, drurët frutorë, kumbullat, mollët e shumë produkte të tjeta bujqësore.
Siç shihet aty punonin gra dhe vajza, të cilat sot o janë mbyllur në shtëpi, ose janë në emigracion. Ato që kanë ikur në enigracion, me siguri punojnë në duhan ose në bujqësi. Ndërsa fushat e Korçës kanë mbetur pa u mbjellë, fshatrat e Korçëss i gjen sot thuajse të zbrazura. Pa vajza, djem, gra e burra!
Ndërkohë në katedrat e shumicës së studiuesve të ekonomisë sonë të cilët promovohen si “produkt suksesi politik", duket sikur epoka e piramidave kur nisi tranzicioni jo vetëm nuk ka përfunduar… por është duke lulëzuar në forma të tjera.