Sociale

FOTO E DITËS:  Të moshuarit protestojnë para Kryeministrisë, kërkojnë rritje të pensioneve dhe thonë se po iu mohohet puna përgjatë viteve

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS:  Të moshuarit protestojnë para

Pensionistët janë ngritur sërish sot në protestë para Kryeministrisë, e cila zgjati një orë e 30 minuta.  Ata kërkojnë nga qeveria rritje pensionesh. duke shtuar se po u mohohet puna e gjithë viteve. 

Në një prononcim për mediet, një pensionit u shpreh se merr shumë pak para dhe se nuk i mjaftojnë për asgjë. Sa i përket bonusit, ai tha se është një ‘mashtrim i madh’.

“Mua më ka dalë pensioni 171 mije lekë të vjetra. Janë të pamjaftueshme për çmimet që kanë shkuar në stratosferë. Por kryeministri e ka llogaritur për shportë, si ato shportat e derrave. Ne nuk jemi derra. Na thotë po s’u derdhën kontributet, nuk merrni lekë. Vetë e ka rrogën 3 milionë lekë. Vetë i pari vjedh kontributin me ligj.

Bonusi është një mashtrim i madh, turp e djallëzi e këtij kryeministri. Bonusi përbëhet nga ai 36 milionë nga buxheti i vitit të kaluar dhe pjesë tjetër nga indeksimi. Gënjen delet e partisë, jo të tjerët”, tha një pensionit.

Ndërsa një tjetër i moshuar, akuzon Parlamentin se ka bërë ligje për të vjedhur qytetarët.

“Nuk marrin pensione sipas punës dhe ligjit, por me sistem. Këtu nuk ka drejtësi e as shtet ligjor”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH