Sociale

FOTO E DITËS: 8 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës, dy mrekullitë e njohura botërisht të humanistes shqiptare

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: 8 vite nga Shenjtërimi i Nënë

Sot u shënuan 8-vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës nga Papa Françesku.

Në vitin 2016, Papa duke lexuar formulën e shenjtë në emër të Zotit, shpalli Nënë Terezën shenjtore, duke e quajtur Shën Tereza.

Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 4 shtator 2016, e bëri murgeshën shqiptare të pavdekshme në sytë e katolikëve, por edhe të gjithë botës. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, emër të cilin e ndërroi në Nënë Tereza, lindi më 1910 nga prindër shqiptarë.

Dy janë mrekullitë të njohura botërisht që i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare.

E para ishte dëshmia e Monika Besra e cila tha se lutja përpara ikonës së Nënë Terezës e shëroi nga një sëmundje e pashërueshme.

Mrekullia e dytë u njoh në vitin 2015 nga Papa Françesku. Një 25-vjeçar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga një sëmundje e rëndë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH