Sociale

FOTO E DITËS: Vjen në jetë fëmija i parë me in Vitro në maternitetin "Koço Gliozheni"

Shkruar nga Liberale
FOTO E DITËS: Vjen në jetë fëmija i parë me in Vitro

Vjen në jetë pranë maternitetit “Koço Gliozheni" fëmija i parë me in Vitro.

Foshnja lindi me peshë 4 kg e 250 gram, ndërsa prindërit kishin 16 vite që e prisnin këtë moment.

Kjo është hera e parë që In Vitro kryhet në një spital shtetëror.

"Qendra e Riprodhimit të Asistuar u investua nga buxheti i shtetit dhe ofron falas paketën e fertilitetit për të gjitha çiftet që e kanë të pamundur të sjellin një bebe vetë.

Me buxhetin e 2025 edhe materniteti “Mbretëresha Geraldinë do të fillojë investimin për të realizuar gjithashtu paketën e fertilitetit falas për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë, njoftoi më herët ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH