Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua ditën e sotme midis Bibliotekës së Qytetit të Elbasanit "Qemal Baholli" dhe Institucionit të Paraburgimit Elbasan.
Marrëveshja synon krijimin e një biblioteke ambulante, e cila do t’u mundësojë të paraburgosurve qasje të rregullt dhe të vazhdueshme në libra të ndryshëm, duke mbështetur procesin e edukimit dhe rehabilitimit të tyre.
Nënshkrimi u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.