Sociale

FOTO E DITËS: Pensionistët sërish në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë rritjen e pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik!

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Pensionistët sërish në protestë para

Pensionistët janë mbledhur sërish sot në protestë para Kryeministrisë, ku kërkojnë rritjen e pensioneve.Ata janë shprehur se duan të marrin më shumë, pavarësisht indeksimit të papërfillshëm që bëri qeveria pak ditë më parë. 

“Pa pension jam unë dhe gruaja. Vij nga Shkodra. Më kanë dënuar siç kanë dënuar priftët. Origjinal kështu më kanë dënuar dhe mua. Ndihem në atë mënyrë si me shkuar në ujë. Nuk mund t’u biem ë më qafë fëmijëve. Këta janë kriminelë”, tha një i moshuar.

Një ish-minator kërkon që qeveria të rishikojë Statusin e Minatorit.

“Kemi dalë këtu për të drejtat tona. Jam minator i Memaliajt dhe sot marr një pension qesharak. Kërkojmë të drejtat tona për rritjen e pensioneve. I bëjmë thirrje qeverisë të shikojë statutin e minatorëve”, tha ai.

Mes të tjera kanë kërkuar edhe miratimin edhe miratimin e minimumit jetik.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH