Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, tronditi mbarë vendin.
Ditën e nesërme, më 21 nëntor do të mbahet një protestë nga prindërit, në lidhje me sigurinë dhe arsimin e fëmijëve.
Protesta është menduar të zhvillohet në formën e një marshimi nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”, vend ku edhe u krye krimi, drejt ministrisë së Arsimit.
Organizimi do të mbahet në orën 11:00 dhe qytetarët ftohen të jenë pjesë e marshimit.