Sociale

FOTO E DITËS/ Dy bebet e para të vitit 2024… dhe sfida e Shqipërisë për frenimin e rënies së lindshmërisë

Shkruar nga Liberale
FOTO E DITËS/ Dy bebet e para të vitit 2024… dhe sfida e

“Mirë se erdhe AMAR dhe SIHANA”.
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar bebet e para që erdhën në jetë me hyrjen e Vitit të Ri 2024.

“Është djalë fëmija i parë i vitit 2024, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 00:00” , shkroi Rama.

“Pak sekonda pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”” shkroi kryeministri.
Jetë të gjatë dhe paçi këmbën e mbarë. GËZUAR” - shkroi Rama.

Ndërkohë sfidë për Shqipërinë për vitin 2024 mbetet frenimi i rënies së lindshmërisë.

Në Shqipëri lindshmëria po shënon nivele gjithnjë e më të ulëta dhe që prej vitit 1990 lindjet janë tkurrur me 71%, në dekadën e fundit me 31% dhe në vitin 2022 shënuan një rënie me 13% krahasuar me vitin paraardhës, duke ju referuar të dhënave të INSTAT.

Njohës të fushës së demografisë, mjekë dhe zyrtarë shohin me shqetësim edhe rënien e numrit të lindjeve për një grua në moshë riprodhuese. Prej 20 vitesh ato janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua, që është dhe norma e nevojshme për ruajtjen e popullsisë.

Gratë sot po lindin gjithnjë e më pak, por mes tyre ka dhe nga ato që i sfidojnë këto statistika. Një nënë e re nga Tropoja Ajlin Alfredaj, ka sjellë në jetë 7 fëmijë në 4 lindje, në tre prej të cilave binjakë. Ajo përpiqet çdo ditë, bashkë me bashkëshortin të ngrihet mbi vështirësië dhe pengesat që hasin në rritjen e tyre.

Rënia e lindshmërisë nën normën e zëvendësimit të popullsisë është një problem shqetësues edhe në vendet europiane, por në këtë panoramë të errët, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë dhe rajon, me një normë lindshmërie 1.32 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, më e ulëta që prej 60 vitesh.

Këto statistika sipas ekpertëve e vendosin Shqipërinë në pozita më të dobëta se vendet e tjera në proçeset demografike ndaj dhe masat e ndërmara, sipas tyre kanë ndikim të ulët dhe nuk arrijnë të prodhojnë rezultate pozitive.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH