Me dhjetëra banorë të fshatrave Suk1, Suk 2, Arapaj, Jagodinë dhe Strum të bashkisë së Roskovecit janë ngritur sot në protestë, pasi kundërshtojnë ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet 170 MW.
Mësohet se ata i kanë vënë flakën një prej shtyllave të betonit, që është vendosur për piketim e TEC-it që është planifikuar për t'u ndërtuar në atë zonë.
Banorët të revoltuar u shprehën se impianti që do të prodhojë energji gazi, do të shkaktojë ndotje të mjedisit, dëme për shëndetin e tyre dhe tokat bujqësore ku 700 ha janë vetëm sera. Ata kërkuan nga qeveria të anulohet leja për ndërtimin e TEC-it aty.
“Kjo është zonë blegtorale e bujqësore. Mbi 750 ha sera që prodhojnë për vendin tonë, BE e Ballkanin. Kjo është tokë buke Kemi ardhur deri në Tiranë por kryeministri s’na dëgjon", thotë një banor.
“I bëj thirrje kryeministrit. Ne jemi pro të votojmë vetëm të anulojë këtë. Shumë banorë kanë frikë të dalin se i ka bërë presion zonja kryetare e bashkisë”, u shpreh një tjetër banor i zonës.