Sociale

FOTO E DITËS: Sot, Dita e Ujit të Bekuar, 18-vjeçari kap kryqin në ujërat e Adriatikut në Durrës

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Sot, Dita e Ujit të Bekuar, 18-vjeçari kap kryqin

Pesë të rinj u hodhën në ujërat e Adriatikut sot për të kapur kryqin gjatë ceremonisë që u zhvillua në portin detar të Durrësit.

Kryqi u kap nga 18-vjeçari Vasil Aleksi, i cili u shpreh shumë i lumtur dhe ia dedikoi familjes këtë arritje në ditën e bekimit të ujërave.

Shërbesa e Ujit të Bekuar është një nga momentet më të shenjta dhe më të fuqishme në liturgjinë e kësaj dite. Përdorimi i ujit të shenjtë ka një rëndësi të madhe për besimtarët, pasi simbolizon pastrimin dhe shëlbimin shpirtëror dhe material të njerëzve dhe të gjithë natyrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH