Pas 6 ditësh i shtruar në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT ku po trajtohej nga problemet e zemrës (Sindromë Koronare Akute) aktori i njohur Mehdi Malkaj ka lënë këtë të premte ambientet e spitalit. Stafi i QSUT e ka përcjellë aktorin teksa dilte dule ndarë edhe nkë foto me të ndërsa thanë se gjendja shëndetësore e aktorit është stabilizuar.
Në 3 Gusht, aktori i mirënjohur ndjeu shqetësime shëndetësore në krahun e majtë, gjatë kohës që po vizitonte në spitalin e Traumës një të afërm, nga ku mori edhe ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u përcoll me ambulancë për trajtim të specializuar nga mjekët kardiologë në QSUT.
Aktori Malkaj njihet për role të spikatura si ai i Xha Brahos ne telekomedinë “Gjuetia e fundit” në fundvitin 1992.