Sociale

FOTO/ Babë dhe bir humbën jetën nga shpërthimi në Lushnjë (në ditën e parë të punës)

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Babë dhe bir humbën jetën nga shpërthimi në

Personi në foto është Roland Hoxha, vinçieri i cili humbi jetën sot teksa punonte në një kapanon në ndërtim në Lushnjë.

Roland Hoxha 55-vjeç alias Land Verçani (kishte ndryshuar identitet për shkak dokumentash) dhe djali i tij Lidio Hoxhaj 20-vjeç, ndodheshin në vinçin që preku telat elektrikë në momentin e shpërthimit.

Roland Hoxha humbi jetën në vend, ndërsa djali i tij vdiq rrugës ndërsa po transportohej me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ishte ora 15:30 kur babë e bir Roland dhe Lidio Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila u mori jetën.
Dyshohet se një bombul oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela. Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendngjarje Roland Hoxha, vinçieri, ndërsa djali i tij, Lidio, humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te trauma. I riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.
Sot ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit.

Poll
SHQIPENGLISH