Sociale

“Fluturojnë” qilimat e Zanës nga Elbasani: I kam çuar deri në Australi, m’i kanë blerë edhe ambasadorë

Shkruar nga Liberale
“Fluturojnë” qilimat e Zanës nga Elbasani: I kam

Ndërrimi i sistemeve ndryshoi edhe arredimin e shtëpive.

Në shumicën e familjeve shqiptare, qilimat tradicional ia lanë vendin tapeteve të fabrikave.
Por nuk ndodhi kështu me Zana Hoxhën nga Elbasani.

E rritur në një familje me tradita, punimi i tezgjahut për të u bë puna me të cilën mban familjen prej afro 3 dekadash.

Qëndron rreth 6 orë duke endur në tezgjah. Fijet e leshit i kalon me një shpejtësi që do e kishte zili kushdo. Meraku që ka për punën nuk e lejon ta humbasë fokusin në punimin e një qilimi.

Tashmë po i shijon frytet e punës sepse klientela i ka kapërcyer kufijtë. -  “Ka nisur si pasion ndërsa kur u martova e ushtrova për arsye ekonomike. Nuk e kisha menduar asnjëherë që do vinte një ditë dhe do bëhesha artizane e mirfilltë. Nuk e llogarisja që në qytet punoheshin qilima. Kërkesa kam nga më të ndryshmet. Më vijnë shumë edhe ambasador të huaj. “Kam punuar për Ambasadën Gjermane, ka qenë ish-ambasadorja Yuri Kim dhe tani së fundmi po punoj për Ambasadën Izraelite. Nuk kam çuar qilima vetëm në Shqipëri, por edhe në vendin më të largët, në Zelandën e Re, Australi, Amerikë, Kanada”, tregon Zana me krenari.

Dita e saj është kryesisht mbi tezgjah prej mëngjesit e deri afër pasdites. Bën jetën që do midis pasionit dhe ëndrrave të fëmijërisë. Madje do ta vazhdojë edhe pas daljes në pension.

Historia e saj u bë pjesë e emisionit “Një nga ne”, në ekranin e Report Tv.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH