Sociale

Flet Alketa Pere, pas skandalit tek Onkologjiku: Kur mora vesh pezullimin, i dhashë të drejtë zonjës që u hodh nga ura e Bunës me fëmijët

Shkruar nga Liberale

Flet Alketa Pere, pas skandalit tek Onkologjiku: Kur mora vesh pezullimin, i

Mjekja Alketa Imeri Pere, e pezulluar nga puna pas skandalit në Spitalin Onkologjik, ka mohuar të ketë lidhje me dërgimin e pacientëve në spitalin privat “Megis”.

Kur u pyet se pse vendosi të shfaqej sërish në publik, mjekja Alketa Pere theksoi:
Për mua nuk është një moment i favorshëm por e zgjodha këtë emison të sqaroj pozicionin tim në këtë hetim, ngaqë kanë ndodhur kërto ngjarje më duket vetja… kam 30 vite si mjeke, po e them si eksperte.

E pyetur mëse ndihet ende mjeke, ajo tha:

Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri. Kur mora vesh këtë lajm i dhash të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment i vogël për t’u hedhur nga ballkoni.”

Ajo u shpreh në “Top Story” se nuk i ka thënë ka thënë asnjëherë pacientëve të shkojnë tek privati.
Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në ’97 mes plumbave, as në kovid se ndala punën. Marrëdhëniet më të dobët e kam me kirurgët sepse i kam thënë mos i çoni pacientët tek spitalet tuaja private.

I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati. Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time ti kem thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë”, tha Alketa Pere.

Ndër të tjera Alketa Pere tregoi se nuk e ka lexuar as dosjen dhe as lajmet në media.

Unë ditën që mora vesh nga OPGJ që u njoha me aktakuzën të nesërme shkoj se mungonte kolegu, kisha shumë fluks pacientësh dhe më vijnë nja dy më thonë që ke dalë në portale. Dhe më pas pash foton time të shtrembëruar edhe thash çfarë po ndodh. U shtrembërua fotoja ime, nga erdhën këto akuza nga buroi ky mllef. I kërkova falje gazetarit që i thash kush je ti, por s’është transmetuar.
Pasi dola nga gjykata mora vesh që isha pezulluar, unë vazhdoja punën ndërkohë që isha e pezulluar. Nuk kam lexuar asgjë nga dosja. Se kam hapur telefonin se çfarë kanë shkruar portalet, se jam marrë me gjëra të tjera. Do ti shikoj në një moment të dytë lajmet. E vërteta do të dalë në sheh, nëse Alketa Pere ka publikun kundra, nuk e mendoj kurrë kështu”, tha Alketa Pere.

Poll
SHQIPENGLISH