Sociale

“Festa e Grurit” promovon produktet dhe traditën myzeqare/ Pojani i Fierit është një nga 100 fshatrat turistike shqiptare

Shkruar nga Liberale

“Festa e Grurit” promovon produktet dhe traditën myzeqare/

Në Pojan të Fierit, “Festa e Grurit” është kthyer në traditë. Pojani i Fierit, një nga 100 fshatrat turistike shqiptare, u kthye në qendër të festimeve për Festën e Grurit e cila tashmë është kthyer në traditë.

Dita e Grurit, mblodhi bashkë me qindra banorë të zonës, ndërsa merrnin pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

”Në Festën e grurit, bukës së re, produktet “Made in Albania”, janë tashmë zgjedhja e parë e konsumatorëve dhe turistëve”, u shpreh Denaj.

“Festa e grurit” është një prej festave më të bukura tradicionale që organizohet në fshatin Pojan, që përkon me një nga punët më të rëndësishme bujqësore, korrjen dhe shirjen e grurit.

Ky manifestim unik kombinoi në mënyrë perfekte traditën e prodhimit të grurit, prodhimet vendase, manifestimin e mekanikës bujqësore, folklorin, këngët, vallet dhe veshjet tradicionale, trashëgiminë kulturore, trashëgiminë kulinare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH