Sociale

Çfarë ndodh me dhjamin që marim nga stresi?

Shkruar nga Liberale

Çfarë ndodh me dhjamin që marim nga stresi?

 

Një tjetër nga veçoritë shqetësuese të kortizolit është edhe mënyra me të cilën “bashkëvepron” me insulinën, duke kërkuar që të forcojë “deponimin” e dhjamit në zonën e barkut

Çdo herë që stresoheni, niveli i kortizolit dhe insulinës mund të rriten dhe nëse vazhdojnë të mbeten në nivel të lartë për shumë orë, parashikohet që të shkaktojnë çlirimin e një enzime që është përgjegjëse për depozitimin e dhjamit në zonën e barkut.


Përse vallë sa herë stresoheni, dhjami vendoset në bark dhe jo në pjesë të tjera?

Sikurse është provuar dhjami në bark është më i lehtë për t’u shndërruar në energji të momenti se sa dhjami në pjesë të tjera të trupit. Energjia e momentit është pikërisht ajo që “mendon” se ka nevojë një organizëm kur është i stresuar, për të reaguar në gjendje alarmi.


Por duhet të keni parasysh se nëse gjendja e alarmit nuk shoqërohet me ndonjë veprimtari fizike, por trupi rri ulur psh. pranë kompjuterit etj., atëherë është shumë e vështirë që të “tresni” dhjamin e barkut.

Fatkeqësisht, grumbullimi i dhjamit në zonën e barkut nuk është problem shqetësues vetëm për femrat me mbipeshë. Kërkimet tregojnë se akoma edhe vajzat elegante, që vuajnë nga nivele të larta kortizoli, kanë paksa bark.

Gjithashtu, duhet të dini se kilogramët e tepërt rreth barkut lidhen edhe me sëmundje të zemrës, diabetit dhe hipertensionin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH