Policia e Korçës dhe banorët e fshatit Panarit i vijnë në ndihmë një familje që kishte mbetur e bllokuar në aksin rrugor Mashkullorë-Backë.
Një çift bashkëshortësh me dy fëmijët e tyre janë nisur nga Korça në drejtim të fshatit Backë dhe pasi kanë kaluar majën e Mashkullorës, kanë marrë trashenë e rrugës të hapur kohë më parë nga TAP, për të shkuar drejt Backës së Skraparit.
Në mes të rrugës mjeti u ka pësuar defekt në kushte kur në rrugë ka një trashësi dëborë prej 5 cm dhe temperaturat shënojnë -6 gradë celsius.