Sociale

EUROSTAT/ Ja cilat janë sëmundjet që marrin më shumë jetë njerëzish në Europë  

Shkruar nga Liberale

EUROSTAT/ Ja cilat janë sëmundjet që marrin më shumë

Në vitin 2021, kanceri ishte shkaku kryesor i vdekjeve si për burrat ashtu edhe për gratë e moshës më pak se 65 vjeç, në vendet e BE-sw.

Ishte një shkak më i shpeshtë i vdekjeve për gratë në këtë grup-moshë, me 40.6% të të gjitha vdekjeve të regjistruara. Për meshkujt, ishte 25.6%.

Ky informacion vjen nga të dhënat për shkakun kryesor të vdekjes të publikuara nga Eurostat, Agjencia Europiane e Statistikave. Shkaqet e tjera më të shpeshta të vdekjes për gratë nën 65 vjeç ishin sëmundjet e qarkullimit të gjakut (14.9%), COVID-19 (10.2%) dhe sëmundjet e frymëmarrjes (4.2%).

Për meshkujt, pas kancerit, sëmundjet e qarkullimit të gjakut (22.0%), COVID-19 (9.8%) dhe aksidentet (6.9%) ishin shkaqet kryesore të vdekjeve.

EUROSTAT/ Ja cilat janë sëmundjet që marrin më shumë

Frekuenca e shkaqeve kryesore të vdekjes të analizuara sipas grupmoshës dhe gjinisë, BE, 2021

Kur bëhet fjalë për personat e moshës 65 vjeç e lart, shkaqet kryesore të vdekjes për gratë ishin sëmundjet e qarkullimit të gjakut (37.3%), kanceri (16.9%), COVID-19 (9.9%) dhe sëmundjet e frymëmarrjes (5.7%).

Për meshkujt e moshës 65 vjeç e lart, shkaqet kryesore ishin të njëjta, por me përmasa të ndryshme. Sëmundja e qarkullimit të gjakut (31.8%) ishte shkaku kryesor, i ndjekur nga kanceri (23.3%), COVID-19 (12.0%) dhe sëmundjet e frymëmarrjes (7.3%).

Poll
SHQIPENGLISH