Sociale

“El Debate”: Shqipëria, trend i 2024-ës

Shkruar nga Liberale

“El Debate”: Shqipëria, trend i 2024-ës

Gazeta spanjolle e rendit vendin tonë mes destinacioneve më të lira dhe autentike për të vizituar

Gazeta spanjolle “El debate” në një shkrim për destinacionet më të mira për të udhëtuar gjatë vitit 2024, e rendit Shqipërinë si vendin më trendi për këtë vit.

Ky është një vit që premton të thyejë të gjitha rekordet për nga numri i udhëtarëve, ajo që ka rëndësi është udhëtimi, dalja, largimi, shikimi i botës, ikja nga rutina. Dhe nëse është e mundur, me një çmim të mirë.

Një trend që vlen veçanërisht për më të rinjtë. Rritja e fluturimeve me kosto të ulët, opsionet e akomodimit si AirB&B, për të ofruar jetesë të lirë, ka hapur gamën e mundësive në një kontekst ku udhëtari kërkon destinacione më autentike dhe më pak të mbushura me njerëz. Vendet e të ashtuquajturës Evropa Lindore janë fituesit në këtë trend, veçanërisht për udhëtarët spanjollë, për shkak të afërsisë gjeografike.

Shqipëria, është pikërisht një nga yjet në zhvillim. E panjohur, plot pasuri natyrore, me ndikime kulturore nga Lindja dhe Perëndimi, e rrethuar nga Ballkani dhe Alpet, me brigjet e lagura nga Adriatiku dhe Joni, me çmime shumë konkurruese dhe më afër se kurrë, pasi ka fluturime direkte nga Madridi dhe Barcelona që nga viti i kaluar.

Tirana është një qytet i gjallë dhe ka avantazhin e të paturit të një historie të pasur në të cilën mund të shihen si gjurmët e gjata osmane ashtu edhe prania latine. Riviera shqiptare po fiton terren. Nuk është Côte d’Azur e Francës, por çmimet e tij nuk janë ato të Monakos dhe pa dyshim që plazhet e tij janë pafundësisht më të mira, me limane vërtetë ëndrrash dhe shkëmbinj befasues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH