Sociale

Eksperti: Ky është gabimi më i madh që bëni kur lani dhëmbët

Shkruar nga Liberale

Eksperti: Ky është gabimi më i madh që bëni kur lani

Disa aktivitete të përditshme që i bëjmë në mënyrë rutinore, nuk i mendojmë fare, si për shembull larja e dhëmbëve. Duhet të hedhim ujë mbi furçë fillimisht apo të shtrydhim pastën e dhëmbëve? Sipas Luis Marion, një periodontist dhe profesor në Universitetin e Pensilvanisë, fillimisht duhet të lagim furçën.

“Fijet e thata, edhe nëse furça është super e butë, kanë një fuqi të fortë gërryese. Abrazioni i dhëmbëve, gjegjësisht konsumimi i indeve të forta të dhëmbëve dhe si rrjedhojë e saj dëmtimi i mishrave të dhëmbëve, është një problem i madh që e shohim çdo ditë, sidomos te popullata e re.

Nëse e lagni furçën vetëm pas aplikimit të pastës së dhëmbëve, qimet me siguri nuk do të lagen plotësisht. Ky nuk është një problem i madh nëse jeni mësuar të lani dhëmbët me lëvizje të lehta dhe të buta. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e bëjnë këtë”, thekson eksperti.

Marion paralajmëron gjithashtu se filli duhet të përdoret siç duhet përpara se të lani dhëmbët. Në këtë mënyrë, filli dentar nxjerr papastërtitë e grumbulluara mes dhëmbëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH