Sociale

Edhe Shqipëria krah fëmijëve të Gazës! I ofron kujdes mjekësor të miturit që u evakuua bashkë me familjen në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Edhe Shqipëria krah fëmijëve të Gazës! I ofron kujdes

Lufta në Gaza, një makth i cili duket se i erdhi fundi pasi Izraeli dhe Hamasi janë dakordësuar për një armëpushim. Lajmi i cili u bë jehonë edhe në mediet ndërkombëtare. Ndërkaq, presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump tha më herët se meritat për armëpushimin, sipas tij i takojnë Amerikës, e cila ndëhyri për arritjen e kësaj marrëveshjeje. 

Si pasojë e luftës, shumë familje humbën njerëzit e tyte të dashur, mbetën pa strehim, ushqim dhe ilaçe. 

Kështu, dje Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor dhe është sjellë në Shqipëri për trajtim të specializuar.

Ndonëse Shqipëria është vend i vogël në arenën ndërkombëtare, por në këtë rast ka kontribuar sadopak, duke marrë përsipër trajtimim mjekësor të fëmijës, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ku po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm, ndërsa familja e tij, përfshirë babain, vëllain dhe motrën, janë akomoduar në një qendër refugjatësh në Babrru të Tiranës.

OBSH në Shqipëri ka vlerësuar përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, që kanë kontribuar  duke dhënë këtë ndihme humanitare./ Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH