Sociale

E PAZAKONTË/ Operohet foshnja më e vogël! Bebja 30 ditëshe kreu ndërhyrje në zemër në QSUT

Shkruar nga Liberale

E PAZAKONTË/ Operohet foshnja më e vogël! Bebja 30 ditëshe

Operohet me sukses në zemër bebeja me peshën më të vogël në Shqipëri. Një foshnje  30 ditëshe, 2.9 kilogram u paraqit me urgjencë në Pediatrinë e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mjekët  zbuluan se vuante nga  ndërprerja e harkut të aortës. Ndonëse një diagnozë e vështirë vendosën ta fusin në  sallën e operacionit.

Është fëmija më i vogël në peshë që kemi operuar në Shqipëri gjatë këtyrë viteve  2.9 kilogram, ka shkuar shumë mirë. Pati një post kirurgji rreth 2 javë në reanimacion të Pediatrisë, por problemi  për të cilin erdhi u zgjidh dhe ky është një sukses për kardiokirurgjinë shqiptare. Pesha sigurisht është domethënëse, determinante  për daljen me sukses të operacionit. Sa më të vegjël  aq më të rrezikuar janë dhe aq më i vështirë është  manipulimi i të gjithë indeve,  bëhet fjalë për milimetra.”- u shpreh Altin Veshti, shefi i Kardiokirurgjisw nw QSUT.

Vitet e fundit  sipas  shefit të  shërbimit  kardiokirurgjisë  në QSUT ,Altin Veshti, mjekët po diagnostikojnë më shumë fëmijë me probleme të lindura në zemër.

Shumica e tyre riparohen dhe 98% e operacioneve të kryera kanë rezultuar të suksesshme.

“Rreth  95% e defekteve riparohen me një zemër  normale, një pjesë tejtër  5-10%  anatomia nuk kthehet asnjëherë normale , por fiziologjia po. Bebi rritet dhe bën jetë normale, ndoshta me disa limit në sporte. 

Defekti më i shpeshtë është ajo që  populli i thotë  vrima në zemër, komunikimi  mes anës së majtë dhe të djathtë  të  zemrës.”- u shpreh Veshti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH