Sociale

E habitshme/ Zbuloni se si e bërtitura të bën mirë për shëndetin!

Shkruar nga Liberale

E habitshme/ Zbuloni se si e bërtitura të bën mirë për

E bërtitura, në thelb, është një reagim i njohur që para se të zhvillohej komunikimi linguistik dhe është mjaft i përdorur edhe mes kafshëve, për shembull majmunët, të cilët lajmërojnë rrezikun duke bërtitur. Te njerëzit, e bërtitura zakonisht është një mënyrë e vetëdijshem ose jo për të reaguar në situata të caktuara rreziku, dhimbjeje apo parehatie.

Kur je në një situatë të papëlqyeshme, të ngresh zërin të vendos në pozicionin e agresorit dhe të largon nga ai i viktimës. Në kuptimin më negativ, e bërtitura është një reagim traumatik që në njëfarë mënyre i jep zë dhimbjes që ndjen personi në atë çast.

Studiuesit kanë dalë në rezultatin se e qara dhe e bërtitura kanë të njëjtin efekt çlirues. Imagjino veten duke i dalë përballë detit dhe duke bërtitur. I gjithë tensioni duket sikur hidhet në det.

Në disa vende të botës, si rasti i Suedisë që përmendëm më lart, ka grupe të krijuara me këtë qëllim, çlirimin nga e bërtitura si terapi, e cila nxit hormonet e mirëqenies të aktivizohen dhe ul stresin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH