Sociale

E DHIMBSHME/ Flet e ëma e 38-vjeçares italiane që ndërroi jetë në Tiranë: Covid i shkaktoi vdekjen, ja çfarë na thanë mjekët?

Shkruar nga Liberale

E DHIMBSHME/ Flet e ëma e 38-vjeçares italiane që ndërroi

“Alessia ishte mirë: Covid i shkaktoi asaj vdekjen”.

Kështu u shpreh për mediat italiane nëna e 38-vjeçares italiane e cila humbi jetën në Tiranë, ndërsa sapo kishte ardhur me pushime.

Ajo u tha fillimisht se ndërroi jetë nga miokarditi teksa ishte me pushime në Shqipëri. Mediat italiane zbulojnë se 38 vjeçarj ishte shtruar në spital, pas dyshimeve për Covid.

Alessia Vidotto, 38-vjeçarja nga Belluno, e cila vdiq më 15 gusht nga miokarditi i shkaktuar ndoshta nga Covid, ishte me pushime në Shqipëri me bashkëshortin dhe djalin e saj një vjeç e gjysmë.

“Alessia ishte mirë, Covid infektoi zemrën e saj”, tha nëna, duke raportuar se çfarë i thanë mjekët që kujdeseshin për vajzën e saj në spital.

Gruaja kishte shkuar në qendrën mjekësore në Tiranë për simptoma të gripit dhe dobësi të rëndë. Pas vizitës, zbulimi i tmerrshëm, një inflamacion i zemrës. Ajo u shtrua menjëherë në spital, por të gjitha përpjekjet e mjekëve dolën të kota: 38-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Tiranës. Sipas mjekëve, virusi fillimisht preku mushkëritë dhe më pas infektoi zemrën.

Në Belluno teksa iu dha lamtumira e fundit ishte e madhe dhimbja e të afërmve, miqve dhe zhgënjimi i një komuniteti të tërë.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH