Sociale

E dashura i shkon “Shkodranit” te burgu 313 e veshur si nuse (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

E dashura i shkon “Shkodranit” te burgu 313 e veshur si nuse (VIDEO)

Amarildo Nikolli alias Xhanej, i njohur me nofkën “Shkodrani” ndodhet që prej 7 gushtit të vitit të kaluar në burg, datë kur u kap me armën pistoletë me silenciator me vete në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.

Ai dyshohet se është vrasës me pagesë, teksa tashmë është kthyer në një të penduar të drejtësisë, edhe pse nuk e ka marrë ende këtë status nga drejtësia. Amarildo Nikolli alias Xhanej ka rrëfyer në SPAK për një sërë krimesh, duke përfshirë dhe arsyet pse ishte atë ditë në Vlorë apo edhe për sulmin me armë ndaj Top Channel, ku u vra roja Pal Kola.

Nikolli ka treguar se ishte kontraktuar nga dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi, alias Ismailaj dhe Myftaraj. Të tre personat i përkasin një grupi kriminal, i cili kishte premtuar një shumë financiare që besohet se është diku tek 300 mijë euro me qëllimin e vetëm vrasjen e Inez Hajrulla.

Grupi kishte siguruar armët, mjetet e largimit dhe njëherësh garantuar strehimin e vrasësve me pagesë. Në momentin e arrestimit nga policia e Vlorës, dy kushërinjtë ishin në ambjentet e një pasticcerie në zonën e “Lungomares” në Vlorë.

E dashura i shkon “Shkodranit” te burgu 313 e veshur si nuse (VIDEO)

L.Z dhe E.Z, shoqëronin shkodranin Nikolli, duke e afruar pranë zonës së quajtur “Oslo”, teritor ky që kontrollohet nga grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla. Në momentin kur ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar Amarildo Nikollin, dy kushërinjtë kanë mundur të largohen me vrap duke mos u arrestuar nga policia.

Deri më sot, portreti i Amarildo Nikollit alias Xhanej, i njohur me nofkën “Shkodrani” ka qenë i panjohur për publikun, por në fakt e dashura e tij, Giovanna, ka postuar me dhjetra video dhe foto me të në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo i ka shkuar në ambientet e burgut 313 në kryeqytet e veshur si nuse dhe pamjet i ka publikuar në rrjetet sociale.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndaljë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruan Giovanna.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ata duken mjaft të dashuruar dhe Giovanna duket e vendosur ta presë deri në momentin kur ai të lërë qelinë. Madje gjatë kohës që Amarildo Nikolli alias Xhanej ndodhej në burg, ajo i ka “gdhendur” me tatuazh në krah portretet e tyre.

@giovanna_nikolli #fy # @holtaramadani ♬ Martesa jonë – Remastered 2023 – Irma Libohova
@giovanna_nikolli @Vani Tatto ♬ suono originale – Giovanna

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH