Sociale

Dyfishohen tarifat për pajisjen me patentë, por sekretari i Federatës së Transportit thotë se nuk di asgjë!

Shkruar nga Liberale
Dyfishohen tarifat për pajisjen me patentë, por sekretari i

Rritja e çmimit të patentave ishte paralajmëruar edhe më herët. Ndërkohë janë rritur tarifat për shërbimin, çka mund të shoqërohet me ulje të interesit për të marrë leje-drejtimi në vendin tonë dhe kjo mund të çojë në vështirësi financiare apo falimentimin e shumë prej auto-shkollave. Por rritja e tarifave për provimin shtesë mund të nxisë ata të cilët duan të pajisen me patentë, që të gjejnë rrugë të “tjera” për të mbyllur punët në kohë dhe me sukses.

Që nga 16 Janari tashmë tarifat e shërbimeve për patentat janë dyfishuar apo trefishuar. Në shkresën e bërë sot publike, të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe të firmosur nga Drejtoria e Përgjithshme të Transportit Rrugor kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për shërbimet e leje-drejtimeve.

Kur më parë për të dhënë provimin e njohurive teorike kur nuk e fiton testin teorik që në provimin e parë duhej të paguaje 400 lekë si tarifë tashmë duhet të paguash 1200. Po ashtu edhe për riprovimin e testit të praktikës kur më parë do paguaje 500 lekë tashmë do të paguash 4-fish më shumë.

Për t’u pajisur me leje drejtimi për të gjitha kategoritë nga 3500 lekë tashmë do paguhet 4500 lekë. Edhe një sërë shërbimesh të tjera për patentat janë dyfishuar, si pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare, pajisja me “Leje” dhe provim kualifikimi teorik pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së leje-drejtimit, por edhe për auto-shkollat për detyrimet që kanë për ushtrimin e aktivitetit.

Tonin Gjinaj, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit, ka reaguar ashpër pas lajmit se tarifat shërbimeve për lejet e drejtimit do të dyfishohet, e madje disa prej tyre edhe katërfishohen.

Ai tha në Neës24 se ky vendim është marrë pa i njoftuar ata si grup interesim, duke e cilësuar një lëvizje në mënyrë tinëzare. “Dje u vura në dijeni, por jo zyrtarisht, këto janë tarifa që janë vendosur tinëz dhe në mënyrë të padrejtë, pa marrë mendimin e grupeve të interesit. Nuk mund të katërfishohen çmimet e tarifave.

“Unë kam dijeni se hyjnë në fuqi në datën 4 shkurt. E papranueshme që në të mos jemi në dijeni. Kjo do të sjellë shumë konfuzion pas datën 4 shkurt. Është akrobaci dhe e paimagjinueshme. Ne nuk do rrimë duarkryq. Jemi mbledhur mbrëmë dhe po mbledhim firma dhe do protestojmë. Shqiptarët nuk do të jenë gati për të tilla gjëra. Nuk shkon dot nga njëshi te katra menjëherë. Së pari ne duhej të ishim informuar. Auto-shkollat tani janë në prag falimenti, janë të dorëzuara”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH